Memli Krasniqi për Enver Hoxhajn: Nëse ende e ka ambicien për kryetar të PDK-së, është i mirëpritur

Ish-kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka folur për mundësinë e rikandidimit të Enver Hoxhajt në garën për kreun e partisë. Në një intervistë në emisionin “Rubikon”, Krasniqi ka deklaruar se do ta mirëpriste një garë të tillë, duke theksuar respektin dhe miqësinë që ka me Hoxhajn. “Dëshira ime në 2021-ën ka qenë…

Lajme

12/11/2025 23:42

Ish-kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka folur për mundësinë e rikandidimit të Enver Hoxhajt në garën për kreun e partisë.

Në një intervistë në emisionin “Rubikon”, Krasniqi ka deklaruar se do ta mirëpriste një garë të tillë, duke theksuar respektin dhe miqësinë që ka me Hoxhajn.

“Dëshira ime në 2021-ën ka qenë me qenë në garë bashkë me zotëri Hoxhajn, si miq që jemi, edhe që pak a shumë njëjtë kemi hy në Partin Demokratike të Kosovës. Por ka qenë vendimi i tij atëherë me u tërheq nga gara. Këtë herë, padyshim nëse zotëri Hoxhaj vazhdon me pasë ambicien e njëjtë, është i mirëpritur”, u shpreh Krasniqi.

Krasniqi, i cili sot dha dorëheqje nga posti i kryetarit të PDK-së, theksoi se për të është e rëndësishme që partia të ketë një proces të hapur dhe demokratik për zgjedhjen e udhëheqësisë së re.