Bajrami: U befasova që Kurti nuk është në aktakuzë për rezervat shtetërore, ai ka lejuar “blerje sekrete të miellit e vajit”

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka reaguar pas ngritjes së aktakuzës ndaj ministres Rozeta Hajdari dhe tre personave të tjerë në lidhje me rastin e rezervave shtetërore, duke thënë se është befasuar që kryeministri në detyrë, Albin Kurti, nuk është përfshirë në aktakuzë. Bajrami publikoi vendimin e Kurtit të vitit 2022 për…

Lajme

11/11/2025 20:37

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka reaguar pas ngritjes së aktakuzës ndaj ministres Rozeta Hajdari dhe tre personave të tjerë në lidhje me rastin e rezervave shtetërore, duke thënë se është befasuar që kryeministri në detyrë, Albin Kurti, nuk është përfshirë në aktakuzë.

Bajrami publikoi vendimin e Kurtit të vitit 2022 për përjashtimin e procedurave të prokurimit për furnizimin e rezervës shtetërore, duke theksuar se Kurti ka qenë ai që ka marrë vendimin për “blerje sekrete të miellit e vajit”, raporton lajmi.net

Në një postim në Facebook, ajo shkroi se ajo dhe të gjithë ata që e duan Republikën e Kosovës “kanë problem me Kurtin”.

“Albini ka leju me u nënshkru mbi 3000 tenderë sekret, në vlerë prej 240 milionë euro, Albini ka leju mafinë energjetike dhe rreth 800 milionë euro import të rrymës, andaj edhe unë dhe gjithë ata që e duan këtë Republikë kemi probleme me Albin Kurtin! U befasova se si ai nuk qenka pjesë e aktakuzës!”, ka shkruar Bajrami./Lajmi.net/