Rezervat shtetërore: Prokuroria i ngrit aktakuzë Ridvan Muharremit, dostit të Albin Kurtit – kryeministri e frekuentonte restorantin e tij
Prokuroria Speciale sot i ka ngritur aktakuzë katër personave në lidhje me skandalin e rezervave shtetërore. Përveç ministres, Rozeta Hajdari, Prokuroria i ka ngritur aktakuzë edhe Irfan Lipovicës, Hafiz Garës dhe Ridvan Muharremit, transmeton lajmi.net. Ky i fundit njihet si “dosti i Kurtit”, pasi kryeministri e frekuentonte shpesh restaurantin e tij në Prishtinë “Bukë e…
Lajme
Prokuroria Speciale sot i ka ngritur aktakuzë katër personave në lidhje me skandalin e rezervave shtetërore.
Përveç ministres, Rozeta Hajdari, Prokuroria i ka ngritur aktakuzë edhe Irfan Lipovicës, Hafiz Garës dhe Ridvan Muharremit, transmeton lajmi.net.
Ky i fundit njihet si “dosti i Kurtit”, pasi kryeministri e frekuentonte shpesh restaurantin e tij në Prishtinë “Bukë e Zemër”.
Hajdari, Lipovica, Gara dhe Muharremi akuzohen se e kanë dëmtuar buxhetin e shtetit për afro 3 milionë euro.
Siç është raportuar në vazhdimësi për këtë rast, Muharremi besohet të ketë qenë ndërmjetësuesi mes shtetit të Kosovës dhe një kompanie polake për blerjen e rezervave shtetërore.
Kompania e Polonisë “Xanto” me të cilën Ministria e Tregtisë kishte lidhur marrëveshje për vajin e sheqerit, disa herë ishte arsyetuar që nuk po mund ta dërgojë mallin në Kosovë.
Një pjesë e mallit nuk kishte arritur kurrë.
Njoftimi i plotë nga Prokuroria Speciale: