Motra e prokurorit që heton keqpërdorimin me fletëvotime në Mitrovicë, kandidate për asamble nga LVV-ja

Motra e prokurorit, Sahit Tmava, i cili po heton procesin e votimit në Mitrovicë të Jugut ishte kandidate për asamble nga Lëvizja Vetëvendosje. Remzije Tupella garoi për një vend në asamblenë komunale të Mitrovicës së Jugut në zgjedhjet e 12 tetorit. Zyrtari i Partisë Demokratike të Kosovës, Adil Behramaj pyet se “Çka ju duhet më…

Lajme

11/11/2025 17:09

Motra e prokurorit, Sahit Tmava, i cili po heton procesin e votimit në Mitrovicë të Jugut ishte kandidate për asamble nga Lëvizja Vetëvendosje.

Remzije Tupella garoi për një vend në asamblenë komunale të Mitrovicës së Jugut në zgjedhjet e 12 tetorit.

Zyrtari i Partisë Demokratike të Kosovës, Adil Behramaj pyet se “Çka ju duhet më shumë për ta larguar edhe këtë prokuror nga ky rast?”, duke ngritur kështu edhe një herë alarmin për afërsi me Lëvizjen Vetëvendosje të prokurorëve që caktohen në këtë rast.