Hill vazhdon dëshminë e tij në Hagë
Ish diplomati amerikan, dhe ish ambasadori i SHBA-ve në Serbi, po vazhdon dëshminë e tij në Hagë. Sot është dita e dytë e dëshmisë së tij, pasi dje ka filluar dëshminë rreth orës 14:00. Hill dje dëshmoi për rolin e Hashim Thaçit gjatë luftës së viteve 1998-1999 në Kosovë, për rolin e Ushtrisë Çlirimtare të…
Lajme
Ish diplomati amerikan, dhe ish ambasadori i SHBA-ve në Serbi, po vazhdon dëshminë e tij në Hagë.
Sot është dita e dytë e dëshmisë së tij, pasi dje ka filluar dëshminë rreth orës 14:00.
Hill dje dëshmoi për rolin e Hashim Thaçit gjatë luftës së viteve 1998-1999 në Kosovë, për rolin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe për bisedimet në Rambuje.
Gjatë dëshmisë së tij, diplomati i pensionuar amerikan tha se Hashim Thaçi nuk kishte rol vendimmarrës dhe se ai nuk e drejtonte Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.
Ai tha se Thaçi nuk ishte në gjendje të merrte vendime në emër të UÇK-së në bisedimet në Rambuje dhe se ai nuk ishte komandat, por “i duhej t’i pyeste komandantët në Kosovë për të dhënë një qëndrim”.
Hill dëshmoi për takimin e tij të parë me Thaçin gjatë vitit 1998, duke e përshkruar atë si njeri që fliste “butësisht dhe në mënyrë të mendueshme”.
“Mu krijua përshtypja se ai ishte më shumë për një mjedis universitar sesa për një mjedis ushtarak”. /Lajmi.net/
Lajmi.net do të raportoj nga dëshmia e Hill në Hagë.