Në Gjilan nis rrënimi i objekteve ne qendër të qytetit, Hyseni: Po e realizojmë projektin 18 milionësh të Bulevardit

Në ditën e parë të mandatit të dytë, kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, e nis mandatin e dytë me rrënimin e objekteve të vjetra në qendër të qytetit. Atje kanë nisur punimet për Bulevardin e Gjilanit, me vlerë investimi prej 18 milionë eurosh. Në kuadër të këtij projekti ka filluar rrënimi i objekteve…

Lajme

11/11/2025 09:39

Në ditën e parë të mandatit të dytë, kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, e nis mandatin e dytë me rrënimin e objekteve të vjetra në qendër të qytetit.

Atje kanë nisur punimet për Bulevardin e Gjilanit, me vlerë investimi prej 18 milionë eurosh.

Në kuadër të këtij projekti ka filluar rrënimi i objekteve të vjetra në qendër të qytetit, ku do të ndërtohet objekti i ri i administratës komunale me sipërfaqe prej rreth 9 mijë metrash katrorë.