Punëtorët e RTK-së ende pa paga, organizojnë protestë para ndërtesës së RTK-së të enjten
Sindikata e Punëtorëve të RTK-së do të mbajë protestë para ndërtesës së RTK-së, të enjten më 13 nëntor në ora 11:15. Qëllimi i kësaj protestë siç ka njoftuar kjo sindikatë, është të shprehet pakënaqësia e thellë për vonesat e pagave dhe mosreagimin e institucioneve ndaj krizës në transmetuesin publik. Pas protestës, SPERTK ka njoftuar…
Lajme
Sindikata e Punëtorëve të RTK-së do të mbajë protestë para ndërtesës së RTK-së, të enjten më 13 nëntor në ora 11:15.
Qëllimi i kësaj protestë siç ka njoftuar kjo sindikatë, është të shprehet pakënaqësia e thellë për vonesat e pagave dhe mosreagimin e institucioneve ndaj krizës në transmetuesin publik.
Pas protestës, SPERTK ka njoftuar se do të bëjë publike hapat e mëtejmë, në varësi të reagimeve institucionale.
“Nuk përjashtohet opsioni i bojkotit të të gjitha ngjarjeve me karakter politik, nëse kjo situatë e papranueshme vazhdon. Sot është data 11 nëntor, dhe punëtorët e RTK-së ende nuk kanë marrë pagat, duke u përballur me një gjendje të rëndë financiare, e cila po ndikon edhe në funksionimin e transmetuesit publik. SPERTK u bën thirrje Qeverisë, Kuvendit dhe Presidentes së Republikës së Kosovës – e cila para disa ditësh deklaroi se do të ndërhyjë për zgjidhjen e situatës – që të ndërmarrin veprime urgjente, sepse deri më tani nuk është bërë asgjë konkrete për tejkalimin e krizës në RTK”, thuhet në këtë njoftim. /Lajmi.net/