Policia kërkon ndihmë për identifikimin e një personi, që dyshohet se vodhi 3 mijë euro në një shtëpi në Prizren

Policia e Kosovës ka njoftuar se më 22 shkurt të këtij viti, në rrugën “Kamber Bruti” në Prizren, një person i panjohur është hasur duke dal nga shtëpia e të dëmtuarit, dhe dyshohet se ka marrë para të gatshme e stoli ari me vlerë rreth 3 mijë euro. Nga pamjet e kamerave të sigurisë është…

Lajme

11/11/2025 09:22

Policia e Kosovës ka njoftuar se më 22 shkurt të këtij viti, në rrugën “Kamber Bruti” në Prizren, një person i panjohur është hasur duke dal nga shtëpia e të dëmtuarit, dhe dyshohet se ka marrë para të gatshme e stoli ari me vlerë rreth 3 mijë euro.

Nga pamjet e kamerave të sigurisë është siguruar fotografia e të dyshuarit, por ende nuk është identifikuar i njëjti.

“Me qëllim të ndriçimit të rastit, Prokuroria Themelore në Prizren ka lëshuar autorizim, në pajtim me nenin 76, paragrafi 2 të Kodit të Procedurës Penale të Republikës së Kosovës (KPPRK), për publikimin e fotografisë së të dyshuarit në mediume televizive dhe rrjete sociale. Kërkohet bashkëpunimi i qytetarëve për ofrimin e informatave që mund të ndihmojnë në identifikimin dhe arrestimin e tij. Ftojmë të gjithë qytetarët që, nëse kanë ndonjë informatë apo njohuri për vendndodhjen e personit të paraqitur në fotografi, të kontaktojnë Policinë në Prizren përmes numrit 192, në rrjetet sociale, në faqen zyrtare të Facebook-ut të Policisë së Kosovës, apo në cilindo stacion policor në vend”, thuhet në njoftimin e Policisë. /Lajmi.net/

Postimi i plotë në Facebook: