Tre persona hynë në banesën e një shtetase të Kolumbisë në Prishtinë, nën kërcënimin e armës ia grabitën 10 mijë euro
Një shtetase e Kolumbisë, ka raportuar se tre persona të panjohur kanë hyrë në banesën e saj në Prishtinë. Ajo ka raportuar se të njëjtit me armë ia kanë grabitur 10 mijë euro para të gatshme, shkruan lajmi.net. Policia dhe Prokuroria po e hetojnë rastin. “Rr. “Halil Alidemaj”, Prishtinë 10.11.2025 – 20:00-20:40. Viktima femër shtetase…
Lajme
Një shtetase e Kolumbisë, ka raportuar se tre persona të panjohur kanë hyrë në banesën e saj në Prishtinë.
Ajo ka raportuar se të njëjtit me armë ia kanë grabitur 10 mijë euro para të gatshme, shkruan lajmi.net.
Policia dhe Prokuroria po e hetojnë rastin.
“Rr. “Halil Alidemaj”, Prishtinë 10.11.2025 – 20:00-20:40. Viktima femër shtetase e Kolumbisë ka raportuar se tre persona të panjohur kanë hyrë në banesën e saj me armë dhe ia kanë grabitur 10.000 euro para të gatshme. Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke e hetuar rastin për të cilin është njoftuar edhe prokurori”, thuhet në raportin e Policisë. /Lajmi.net/