Prokuroria merr vendim – Ndërpritet numërimi i votave në Mitrovicë, pas dyshimeve për “vjedhje votash”
Para pak minutave, Prokuroria Themelore ka lëshuar një njoftim që lidhet me zhvillimet në Qendrën e Numërimit në Mitrovicë. Sistemi Prokurorial njofton se Prokuroria në Mitrovicë urdhëron ndërprerjen e numërimit të fletë votimeve në Qendrën Komunale në Komunën e Mitrovicës “Prokuroria Themelore në Mitrovicë njofton opinionin publik se ka urdhëruar që përkohësisht të ndërpritet procesi…
Lajme
Para pak minutave, Prokuroria Themelore ka lëshuar një njoftim që lidhet me zhvillimet në Qendrën e Numërimit në Mitrovicë.
Sistemi Prokurorial njofton se Prokuroria në Mitrovicë urdhëron ndërprerjen e numërimit të fletë votimeve në Qendrën Komunale në Komunën e Mitrovicës
“Prokuroria Themelore në Mitrovicë njofton opinionin publik se ka urdhëruar që përkohësisht të ndërpritet procesi i mëtejmë i numërimit të fletë votimeve në Qendrën Komunale të Numërimit në komunën e Mitrovicës”.
Në njoftim thuhet se kjo ka ardhur si pasojë e raportimit të parregullsive të paraqitura që kanë rezultuar me ndërprerjen e votimit nga ana e komisionerëve, për shkak të numrave serikë të ndryshëm në disa fletëvotime, ku është aluduar për gabime teknike, e po ashtu ka pasur edhe pretendime se kemi të bëjmë me manipulim të qëllimshëm me fletë votime.
“Për këto arsyera, dhe me qëllim të shmangies të të gjitha dilemave, kjo urdhëresë vlen deri në marrjen e një përgjigje zyrtare nga operatori ekonomik që ka shtypur fletë votimet, e ku do të konfirmohet se a kemi të bëjmë me gabim teknik apo me manipulim të fletë votimeve, dhe varësisht nga përgjigja e marrë do të procedohet tutje”./Lajminet/