Dyshime për manipulim votash në Mitrovicë, reagojnë nga LVV: PDK-ja pas humbjes në Mitrovicë po përpiqet ta kthejë rezultatin përmes prokurorisë
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, ka reaguar pas zhvillimeve në procesin e rinumërimit të votave në Mitrovicë të Jugut, duke akuzuar Partinë Demokratike të Kosovës se po tenton të ndikojë në rezultat përmes institucioneve të drejtësisë. Bajqinovci, ka thënë se këtë herë as sistemi nuk mund t’ua kthejë atë që populli ua ka marrë.…
Lajme
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, ka reaguar pas zhvillimeve në procesin e rinumërimit të votave në Mitrovicë të Jugut, duke akuzuar Partinë Demokratike të Kosovës se po tenton të ndikojë në rezultat përmes institucioneve të drejtësisë.
Bajqinovci, ka thënë se këtë herë as sistemi nuk mund t’ua kthejë atë që populli ua ka marrë.
“PDK-ja pas humbjes në Mitrovicë po përpiqet ta kthejë rezultatin përmes prokurorisë. Ka marrë fund kjo punë, qytetarët e kanë thënë fjalën e tyre. Zakonisht, kur humbin, e kërkojnë shpëtimin te Gjykata Kushtetuese ose te prokuroria. Por këtë herë, as sistemi nuk mund t’ua kthejë atë që populli ua ka marrë,” ka deklaruar Bajqinovci. /Lajmi.net/