U.D e ambasadores së BE-së në Kosovë përshëndet zhvillimin e rregullt të balotazhit: Dëshmi e demokracisë së Kosovës
Ushtruesja e detyrës së ambasadores së BE-së në Kosovë, Eva Palatova ka shkruar në lidhje me zhvillimin e raundit të dytë të zgjedhjeve lokale në Kosovë. Ajo ka përshëndetur zhvillimin e rregullt dhe gjithëpërfshirës të balotazhit për kryetar komune në 18 komuna të Kosovës. “Ushtruesja e detyrës së ambasadores së BE-së në Kosovë, Eva Palatova,…
Lajme
Ushtruesja e detyrës së ambasadores së BE-së në Kosovë, Eva Palatova ka shkruar në lidhje me zhvillimin e raundit të dytë të zgjedhjeve lokale në Kosovë.
Ajo ka përshëndetur zhvillimin e rregullt dhe gjithëpërfshirës të balotazhit për kryetar komune në 18 komuna të Kosovës.
“Ushtruesja e detyrës së ambasadores së BE-së në Kosovë, Eva Palatova, mirëpriti sonte zhvillimin e rregullt dhe gjithëpërfshirës të raundit të dytë të zgjedhjeve për kryetar komune në 18 komuna të Kosovës, që shënuan përmbylljen e ciklit të zgjedhjeve lokale, duke e cilësuar atë si një dëshmi të demokracisë së Kosovës”, shkroi Zyra e BE-së mbrëmë në një postim në X. /Lajmi.net/
Postimi i plotë:
Acting 🇪🇺 #EU Ambassador in Kosovo Eva Palatova welcomed this evening the orderly & inclusive conduct of the mayoral run-off #elections in 18 🇽🇰 #Kosovo municipalities that marked the completion of the local elections cycle, calling it a testament to Kosovo’s democracy.
— European Union in Kosovo (@EUKosovo) November 9, 2025