Halil Thaçi falënderon qytetarët pasi fitoi në Obiliq: Do të udhëheq me përgjegjësi, me transparencë dhe me respekt për secilin qytetar
Kandidati i VV-së për kryetar të Komunës së Obiliqit, Halil Thaçi ka fituar dje në garën në balotazh në të cilën ishte me kandidatin e LDK-së, Xhafer Gashin. Ai ka falënderuar qytetarët e Obiliqit për besimin që i është dhënë, besim i cili ka ka thënë se është përgjegjësi e madhe dhe se ka premtuar…
Lajme
Kandidati i VV-së për kryetar të Komunës së Obiliqit, Halil Thaçi ka fituar dje në garën në balotazh në të cilën ishte me kandidatin e LDK-së, Xhafer Gashin.
Ai ka falënderuar qytetarët e Obiliqit për besimin që i është dhënë, besim i cili ka ka thënë se është përgjegjësi e madhe dhe se ka premtuar se do të kthehet në punë të ndershme dhe në shërbim të qytetarëve.
“Kjo fitore është e juaja, e njerëzve që nuk u dorëzuan, që besuan se politika mund të jetë ndryshe, e drejtë dhe në dobi të përbashkët. Ju faleminderit për qëndrueshmërinë, për besimin dhe për përkrahjen tuaj. Obiliqi do të udhëhiqet me përgjegjësi, me transparencë dhe me respekt për secilin qytetar. Faleminderit nga zemra për këtë nder e besim. Urime të gjithëve, kjo është fitore e qytetarisë dhe e përkushtimit për një të ardhme më të mirë”, ka shkruar Thaçi.
Ai ka fituar me 51,09% të votave, ndërsa Xhafer Gashi ka marrë 48,91% të votave.
Xhafer Gashi ka udhëhequr Komunën e Obiliqit për 3 mandate, dhe pas humbjes së djeshme ai ka dhënë dorëheqje nga pozita e Kryetarit të Degës së LDK-së në Obiliq, si dhe nga pozita e anëtarit të Këshillit të Përgjithshëm dhe e anëtarit të Kryesisë së LDK-së. /Lajmi.net/
Postimi i plotë i Thaçit në Facebook: