Kurti: Lëvizjen tonë s’e ndali dot as bashkimi i të gjithë kundërshtarëve, tash do qeverisim në 7 komuna të Republikës

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti është deklaruar në lidhej me balotazhin e djeshëm në 18 komuna të Kosovës. Kurti ka falënderuar qytetarët e Kosovës për pjesëmarrjen në balotazh duke thënë se treguan vullnet, pjekuri dhe kontribuuan në demokracinë e Kosovës. Kurti tha se qytetarët tani duhet të mbajnë përgjegjës secilin kryetar për premtimet e…

Lajme

10/11/2025 09:38

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti është deklaruar në lidhej me balotazhin e djeshëm në 18 komuna të Kosovës.

Kurti ka falënderuar qytetarët e Kosovës për pjesëmarrjen në balotazh duke thënë se treguan vullnet, pjekuri dhe kontribuuan në demokracinë e Kosovës.

Kurti tha se qytetarët tani duhet të mbajnë përgjegjës secilin kryetar për premtimet e dhënë dhe gjendjen në qytete e fshatra.

E Kurti nuk la pa përmendur pak edhe çështjet e tjera politike e bashkimin e partive sipas tij që të “dëmtonin” Vetëvendosjen.

Kurti tha se Lëvizjen s’e ndal dot as bashkimi it ë gjithë kundërshtarëve, transmeton lajmi.net.

Postimi i plotë:

Të dashur qytetarë të Kosovës,

Ju falemnderit për pjesëmarrje në balotazhin e djeshëm të gjithë juve që e ushtruat të drejtën e votës. Treguat vullnet dhe pjekuri, i kontribuuat demokracisë në Kosovë dhe orientimit të politikave publike në komunat tuaja. Mbajeni përgjegjës tani secilin kryetar për premtimet e dhëna dhe gjendjen në qytete e fshatra.

Të dashur aktivistë të VETËVENDOSJE!-s,

Tash do të qeverisim në shtatë komuna të Republikës, pra më shumë se kurdoherë më parë. Lëvizjen tonë s’e ndali dot as bashkimi i të gjithë kundërshtarëve. Ju falemnderit çdonjërit për angazhimin. Na presin shumë punë e sfida, që do të thotë se para nesh ndodhen shumë suksese e fitore.

Përzemërsisht,

Albin Kurti./Lajmi.net/