Qytetari i thotë nuk ki të drejtë të më fotografosh, Sveçla e ‘luan të fortin’ me truproje afër: Hajde nalum

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, është ndalur sot para një qendre votimi dhe ka fotografuar një qytetar që kishte të vendosur një simbol të LDK-së. “Kjo nuk lejohet, LDK te shkolla nuk lejohet, rreth shkollës nuk lejohet”, i tha Sveçla qytetarit, raporton lajmi.net Qytetari iu përgjigj: “Ti me më fotografu nuk…

Lajme

09/11/2025 12:42

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, është ndalur sot para një qendre votimi dhe ka fotografuar një qytetar që kishte të vendosur një simbol të LDK-së.

“Kjo nuk lejohet, LDK te shkolla nuk lejohet, rreth shkollës nuk lejohet”, i tha Sveçla qytetarit, raporton lajmi.net

Qytetari iu përgjigj: “Ti me më fotografu nuk lejohet, ministër duhesh me i ditë ligjet ma i mirë, shihemi në gjykatë Xhelal”.

Sveçla ia kthej: “Hajde nalum”.

Më pas, Sveçla e fotografoi dhe u largua nga vendi i ngjarjes.

Ministri ka reaguar më pas edhe në Facebook, duke shkruar: “‘Institucionalistët’ në shkelje të ligjit për zgjedhjet para qendrës së votimit me simbol partiak. Panik!”/Lajmi.net/