Abdixhiku u bën thirrje qytetarëve të dalin të votojnë, thotë se fundi i dhjetorit do të jetë data e zgjedhjeve nacionale

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka ushtruar sot të drejtën e tij të votës në rundin e dytë të zgjedhjeve lokale. Ai ka votuar në orën 10:30, së bashku me bashkëshorten e tij, Albina Kastrati Abdixhiku, në Shkollën Fillore “Faik Konica” në Prishtinë, raporton lajmi.net Para mediave, Abdixhiku ka theksuar rëndësinë e pjesëmarrjes qytetare në…

Lajme

09/11/2025 10:46

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka ushtruar sot të drejtën e tij të votës në rundin e dytë të zgjedhjeve lokale.

Ai ka votuar në orën 10:30, së bashku me bashkëshorten e tij, Albina Kastrati Abdixhiku, në Shkollën Fillore “Faik Konica” në Prishtinë, raporton lajmi.net

Para mediave, Abdixhiku ka theksuar rëndësinë e pjesëmarrjes qytetare në procesin zgjedhor.

Ai u pyt edhe për zgjedhjet nacional që tha se me shumë gjas do t’i kemi në fund të dhejtorit të këtij viti.

“Shpresojm se do te jetë një proces i drejtë dhe i mirë, sot vendimarrja i kthehet qytetarit. Jam i lumtur për nivelin demokratik se si i organizojmë zgjedhjet. Festë është sot dhe në mbrëmje. Jam i bidnur se çdo gjë do të shkojë mirë. Menjëherë nga dita e nesërme do të kthejmë fokusin tek zgjedhjet nacionale, pritjet tashmë se në fund të dhjetorit do të kemi festën e ardhshme zgjedhor dhe vendimarrjen demoktratike zgjedhore”, tha Abdixhiku./Lajmi.net/