Bedri Hamza voton me familjen: Ftoj të gjithë mitrovicasit të dalin në votim
Bedri Hamza ka votuar së bashku me familjen e tij. Përmes një postimi në Facebook, Hamza përgëzoi qytetarët për proces zgjedhor të qetë, demokratik dhe jashtëzakonisht të rëndësishëm për të ardhmen e qytetit. “Bashkë me Remën, Doruntinën, Djellzën dhe Ensarin votuam në këtë ditë shumë të rëndësishme për qytetin tonë. Përgëzoj qytetarët për një proces…
Lajme
Bedri Hamza ka votuar së bashku me familjen e tij.
Përmes një postimi në Facebook, Hamza përgëzoi qytetarët për proces zgjedhor të qetë, demokratik dhe jashtëzakonisht të rëndësishëm për të ardhmen e qytetit.
“Bashkë me Remën, Doruntinën, Djellzën dhe Ensarin votuam në këtë ditë shumë të rëndësishme për qytetin tonë. Përgëzoj qytetarët për një proces të qetë e demokratik dhe për këtë fushatë të veçantë që po e jetojmë si qytet. Ftoj të gjithë mitrovicasit të dalin në votim. Kontributi për qytetin është nder i veçantë. Votoni dhe vendosni për Mitrovicën!”, ka shkruar Hamza. /Lajmi.net/