Voton Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka ushtruar sot të drejtën e saj të votës në rundin e dytë (balotazhin) të zgjedhjeve lokale. Ajo ka votuar në orën 12:00, në qendrën e votimit në Fakultetin Teknik në Prishtinë, raporton lajmi.net Pas votimit, Presidentja Osmani ka theksuar rëndësinë e pjesëmarrjes qytetare në procesin demokratik, duke…
Lajme
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka ushtruar sot të drejtën e saj të votës në rundin e dytë (balotazhin) të zgjedhjeve lokale.
Ajo ka votuar në orën 12:00, në qendrën e votimit në Fakultetin Teknik në Prishtinë, raporton lajmi.net
Pas votimit, Presidentja Osmani ka theksuar rëndësinë e pjesëmarrjes qytetare në procesin demokratik, duke ftuar të gjithë qytetarët të dalin në votime dhe të shprehin vullnetin e tyre.
Në këtë rund të dytë, qytetarët e 18 komunave të Kosovës po zgjedhin mes dy kandidatëve më të votuar nga raundi i parë për postin e kryetarit të komunës./Lajmi.net/