Krasniqi: Qeveria në ikje po frikësohet, për herë të parë pushteti po i rrëshqet nga dora

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka kritikuar qeverinë në detyrë për sjelljen dhe qasjen, që sipas tij e kanë pasur me qytetarët e Mitrovicës. Në takimin përmbyllës të kandidatin për kryetar të kësaj komune, Arian Tahirit, Krasniqi tha se pushteti qendror ka frikë pasi sipas tij, atyre po iu rrëshqet pushteti për herë të parë.…

Lajme

08/11/2025 20:29

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka kritikuar qeverinë në detyrë për sjelljen dhe qasjen, që sipas tij e kanë pasur me qytetarët e Mitrovicës.

Në takimin përmbyllës të kandidatin për kryetar të kësaj komune, Arian Tahirit, Krasniqi tha se pushteti qendror ka frikë pasi sipas tij, atyre po iu rrëshqet pushteti për herë të parë.

Pos tjerash, Krasniqi thotë se ‘qeveria në ikje po tutet sepse me tërë makinerinë propagandistike nuk ka arrit me e fitu besimin e mitrovicalive’.

“Pushteti qendror po ka frikë, qeveria në ikje është e frikësuar shumë, është në panik sepse për herë të parë po e shohin që pushteti po iu rrëshqet nga dora. Po kanë frikë sepse e kanë parë që kanë gabuar me qytetarët e Mitrovicës, kamë gabuar në qasje, kanë gabuar në sjellje, kanë gabuar me arrogancë, e kanë gabuar edhe me kandidat. Po tuten sepse me tërë makinerinë propagandistike nuk kanë arritë me e fitu besimin e mitrovicalive”, tha ai.