Tahiri: Peci tentoi të joshë partitë me poste qeveritare për të arritur koalicione

Kandidati i PDK-së për kryetar të Mitrovicës, Arian Tahiri në RTV21 ka theksuar se përkrahja për fushatën e tij është e bazuar në vullnet të qytetarëve dhe partnerëve politikë, dhe se nuk ka asnjë forcë, joshje apo presion i jashtëm që mund të ndikojë në mbështetjen e tyre. Tahiri ka njoftuar për koalicionet e formuara me…

Lajme

08/11/2025 20:13

Kandidati i PDK-së për kryetar të Mitrovicës, Arian Tahiri në RTV21 ka theksuar se përkrahja për fushatën e tij është e bazuar në vullnet të qytetarëve dhe partnerëve politikë, dhe se nuk ka asnjë forcë, joshje apo presion i jashtëm që mund të ndikojë në mbështetjen e tyre.

Tahiri ka njoftuar për koalicionet e formuara me LDK-në, AKR-në dhe AAK-në, duke shtuar se kundërkandidati ka tentuar të ndikojë përmes mënyrave të ndryshme, por pa sukses.

“Kam koalicion me LDK-në, AKR-në dhe AAK-në; është vullnet i qytetarëve. Kundërkandidati ka tentuar të më joshë me forma të ndryshme, përfshirë poste qeveritare dhe biseda me kryetarin e LDK-së, por nuk kanë pranuar. Nuk ka forcë, joshje apo presion i jashtëm që mund të ndryshojë vullnetin për mbështetjen tonë,” tha Tahiri.