GOOOOOOOOOOL: Albian Hajdari tund portën e Leipzigut
Mbrojtësi kosovar i Hoffenheim-it, Albian Hajdari, ka realizuar golin e tij të parë në Bundesliga. Në ndeshjen ndaj RB Leipzigut, Hajdari arriti të barazojë rezultatin në 1–1 në minutën e 20-të të takimit, duke i dhënë skuadrës së tij një shtysë të madhe në pjesën e parë të ndeshjes. Albian Hajdari 20′ Bundesliga | 🇩🇪…
Sport
Mbrojtësi kosovar i Hoffenheim-it, Albian Hajdari, ka realizuar golin e tij të parë në Bundesliga.
Në ndeshjen ndaj RB Leipzigut, Hajdari arriti të barazojë rezultatin në 1–1 në minutën e 20-të të takimit, duke i dhënë skuadrës së tij një shtysë të madhe në pjesën e parë të ndeshjes.
Albian Hajdari 20′
Bundesliga | 🇩🇪 Hoffenheim 1-1 RB Leipzig🔋🔋🔋🔋 pic.twitter.com/yzwM8mhiro
— VanquishTips🔋 (@OnlyoneBDE) November 8, 2025
Në formacionin startues të Hoffenheim-it u përfshi edhe mesfushori tjetër kosovar, Leon Avdullahu, i cili po ashtu po kalon një sezon të mirë në elitën gjermane.
Ndërkohë, sulmuesi Fisnik Asllani këtë herë e nisi ndeshjen nga banka e rezervave. Rezultati momental është 2:1./lajmi.net/