Idrizi: Meholli e ka në program projektin që e kundërshtonte vet
Kryetari aktual i Vushtrrisë, Ferit Idrizi, i cili synon edhe katër vjet në krye të kësaj komune, ka deklaruar se kundërkandidati i tij nga radhët e VV-së, Sylejman Meholli, po prezanton një projekt që dikur vet e kundërshtonte fuqishëm. Në “Rubikon” të Klan Kosovës, Idrizi tha se ky projekt ka të bëjë me zonën e…
Lajme
Kryetari aktual i Vushtrrisë, Ferit Idrizi, i cili synon edhe katër vjet në krye të kësaj komune, ka deklaruar se kundërkandidati i tij nga radhët e VV-së, Sylejman Meholli, po prezanton një projekt që dikur vet e kundërshtonte fuqishëm.
Në “Rubikon” të Klan Kosovës, Idrizi tha se ky projekt ka të bëjë me zonën e Parkut të Biznesit.
“Sa i përket zonës së Parkut të Biznesit në komunën e Vushtrrisë, mua më vjen keq që kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje, zotëri Meholli po besoj që nuk e ka informuar mirë kryeministrin, sepse ai e ka kundërshtuar shumë, fuqishëm, pikërisht në mënyrën se si është dhënë ai në kohën kur Xhafer Tahiri ka qenë kryetar komune. Këtë e ka kundërshtuar vet zotëri Meholli, tash Kurti e prezanton”, u shpreh Idrizi.