Policia e Kosovës dhe KFOR-i zhvillojnë ushtrimin e përbashkët “ALAMO” në veri të vendit

Policia e Kosovës në bashkëpunim me misionin e KFOR-it kanë realizuar sot një ushtrim të koordinuar të quajtur “ALAMO”, i cili u zhvillua në pjesën veriore të vendit. Sipas njoftimit zyrtar, qëllimi i këtij ushtrimi ishte forcimi i koordinimit, komunikimit dhe bashkëpunimit ndërmjet njësive policore dhe KFOR-it, me synim sigurimin e një reagimi të shpejtë…

Lajme

07/11/2025 16:51

Policia e Kosovës në bashkëpunim me misionin e KFOR-it kanë realizuar sot një ushtrim të koordinuar të quajtur “ALAMO”, i cili u zhvillua në pjesën veriore të vendit.

Sipas njoftimit zyrtar, qëllimi i këtij ushtrimi ishte forcimi i koordinimit, komunikimit dhe bashkëpunimit ndërmjet njësive policore dhe KFOR-it, me synim sigurimin e një reagimi të shpejtë dhe profesional në situata që kërkojnë ruajtjen e një ambienti të sigurt për qytetarët, transmeton lajmi.net.

Në ushtrim morën pjesë njësitë relevante dhe speciale të Policisë së Kosovës, të cilat testuan kohën e reagimit, përdorimin e pajisjeve si dhe komunikimin ndërmjet ekipeve në terren. Gjatë aktivitetit u zbatua një sërë taktikash të reagimit operacional në kushte të ndryshme.

Policia ka bërë të ditur se ushtrimi ka përfunduar me sukses rreth orës 11:30, duke arritur objektivat e përcaktuara.

Në përfundim të njoftimit, Policia e Kosovës dhe KFOR-i theksojnë se mbeten të përkushtuar dhe të angazhuar në ruajtjen e sigurisë dhe stabilitetit për të gjithë qytetarët e vendit.

Njoftimi i plotë: 

Realizohet një ushtrim i koordinuar mes Policisë dhe KFOR-it
Prishtinë, më 7 nëntor 2025
Sot më 07.11.2025, është zhvilluar një ushtrim i emërtuar “ALAMO”, i koordinuar mes Policisë dhe KFOR-it, i cili u realizua në pjesën veriore të vendit. Qëllimi i këtij ushtrimi ishte: koordinimi, komunikimi dhe bashkëpunimi mes njësive policore dhe KFOR-it, për të siguruar një reagim të shpejtë dhe profesional ndaj çdo situate, ku kërkohet ofrimi i një ambienti të sigurt. Pjesëmarrës të këtij ushtrimi nga Policia ishin njësitet relevante (speciale) të Policisë.
Në këtë ushtrim është testuar koha e reagimit, pajisjet dhe komunikimi. Janë zbatuar taktika të reagimit me njësitet relevante policore. Ushtrimi ka përfunduar me sukses rreth orës 11:30.
Policia e Kosovës dhe KFOR-i mbesin të përkushtuar, të angazhuar në ruajtjen e sigurisë për gjithë qytetarët e vendit./lajmi.net/