Takimi Lladrovci-Haxhiu | Hajdari: Maskat ranë, po qartësohet çdo ditë kush e kishte PDK-në e kishte dedikim e besim, e kush trampolinë pushteti
Dje u raportua për një takim mes kryetarit të Drenasit, Ramiz Lladrovci dhe Albulena Haxhiut të VV-së. Lladrovci e konfirmoi këtë takim, duke thënë se ishte për çështje personale e jo politike, transmeton lajmi.net. Pas këtij takimi, sot me anë të një postimi, ka reaguar Petrit Hajdari, kryetari i degës së PDK-së në Drenas, që…
Lajme
Dje u raportua për një takim mes kryetarit të Drenasit, Ramiz Lladrovci dhe Albulena Haxhiut të VV-së.
Lladrovci e konfirmoi këtë takim, duke thënë se ishte për çështje personale e jo politike, transmeton lajmi.net.
Pas këtij takimi, sot me anë të një postimi, ka reaguar Petrit Hajdari, kryetari i degës së PDK-së në Drenas, që ishte edhe kundërkandidat i Lladrovcit.
Gjatë fushatës, Lladrovci, pasi ishte shkëputur nga PDK, thoshte se është më PDK se sa Hajdari e shumë të tjerë.
Hajdari në postimin e tij sot ka thënë se “maskat ranë” dhe se po shihet se kush e kishte PDK-në për trampolinë pushteti.
Postimi i plotë:
Fjala është gjithçka në politikë. Nëse është e vërtetë, koha ia jep vulën, siç po ndodh me fjalët tona.
PDK dhe vetëm PDK. S’ka adresa tjera dhe s’çojmë ujë tek askush tjetër.
Secili i vjen radha të dëshmohet dhe iu erdhi një nga një. Maskat ranë dhe po qartësohet çdo ditë kush PDK-në e kishte dedikim e besim, e kush veç trampolinë pushteti. Nga britmat se jemi PDK, te thirrmat për thyerje kurrizi e drekat me pushtetin. Megjithatë, rruga vazhdon. Qytetarët shohin e koha është gjyqtari që konfirmon gjithçka.
Ne jemi PDK-ja dhe s’nënshtrohemi kurrë. Gënjeshtarëve e mashtruesve udha e mbarë ju qoftë!/lajmi.net./