Jakup Krasniqi e heq një dëshmitar nga lista

Mbrojtja e Jakup Krasniqit ka njoftuar se ish-zëdhënësi i UÇK-së nuk do të mbështetet më në njërin nga dy dëshmitarët të cilët kishte planifikuar t’i thërrasë pas përfundimit të dëshmitarëve të thirrur nga Hashim Thaçi. “Sipas rregullit 119 të Rregullores dhe urdhrit të Panelit Gjykues, Mbrojtja e Jakup Krasniqit e njofton Trupin Gjykues dhe palët…

Lajme

07/11/2025 11:25

Mbrojtja e Jakup Krasniqit ka njoftuar se ish-zëdhënësi i UÇK-së nuk do të mbështetet më në njërin nga dy dëshmitarët të cilët kishte planifikuar t’i thërrasë pas përfundimit të dëshmitarëve të thirrur nga Hashim Thaçi.

“Sipas rregullit 119 të Rregullores dhe urdhrit të Panelit Gjykues, Mbrojtja e Jakup Krasniqit e njofton Trupin Gjykues dhe palët se nuk synon të mbështetet në dëshminë e [E REDAKTUAR]. Sipas kësaj, Mbrojtja nuk do të dorëzojë ndonjë mocion sipas rregullit 154 në lidhje me këtë dëshmitar”, thuhet në njoftim.

Jakup Krasniqi bashkë  me Hashim Thaçin, Kadri Veselin dhe Rexhep Selimin tash e pesë vjet po mbahen në paraburgim në Hagë.