“Trajtim i pandërgjegjshëm mjekësor”- Vdekja e fëmijës një vjeç në spitalin e Pejës po hetohet nga Prokuroria
Një fëmijë një vjeçar u raportua të ketë vdekur dje në spitalin e Pejës. Policia ka njoftuar se ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar se fëmija i tij, rreth një vit e gjysmë pasi e dërguan në spitalin rajonal të Pejës për shkak se kishte qenë në gjendje të rëndë shëndetësore, ka ndërruar jetë. Sipas ankuesit,…
Lajme
Një fëmijë një vjeçar u raportua të ketë vdekur dje në spitalin e Pejës.
Policia ka njoftuar se ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar se fëmija i tij, rreth një vit e gjysmë pasi e dërguan në spitalin rajonal të Pejës për shkak se kishte qenë në gjendje të rëndë shëndetësore, ka ndërruar jetë.
Sipas ankuesit, ai edhe me datën 05.11.2025 fëmijën e kishte dërguar për trajtim në spitalin e njëjtë dhe pas tretmanit ishte liruar në shtëpi, transmeton lajmi.net.
Rasti në fjalë po trajtohet si “trajtim i pandërgjegjshëm mjekësor”.
Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke e hetuar rastin, ndërsa me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion./Lajmi.net/