Policia gjen dy armë zjarri në vendin ku u vranë dy vëllezërit në Malishevë
Pas vrasjes së dy vëllezërve në fshatin Gollubovc të Malishevës, Policia e Kosovës ka bërë të ditur se gjatë ekzaminimit të vendit të ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar dy armë zjarri, që dyshohet të jenë përdorur në këtë rast të rëndë. Rasti ka ndodhur të enjten, më 6 nëntor 2025, rreth orës 11:30, ku si…
Lajme
Pas vrasjes së dy vëllezërve në fshatin Gollubovc të Malishevës, Policia e Kosovës ka bërë të ditur se gjatë ekzaminimit të vendit të ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar dy armë zjarri, që dyshohet të jenë përdorur në këtë rast të rëndë.
Rasti ka ndodhur të enjten, më 6 nëntor 2025, rreth orës 11:30, ku si pasojë e të shtënave kanë mbetur të vdekur dy persona të gjinisë mashkullore, të cilët ishin vëllezër, transmeton lajmi.net
Njësitë e policisë dhe hetuesit kanë ndërmarrë menjëherë veprimet në terren, në koordinim me Prokurorin e Shtetit, për ndriçimin e plotë të rrethanave dhe identifikimin e autorit.
Sot në mëngjes, më 7 nëntor 2025, Policia ka njoftuar se ka arrestuar të dyshuarin kryesor, Astrit Isufi (1983), në fshatin Pllaqicë.
Pas arrestimit, i dyshuari është dërguar për trajtim mjekësor, pasi kishte plagë që dyshohet të jenë shkaktuar nga arma e zjarrit. Hetimet lidhur me rastin janë në zhvillim dhe po udhëhiqen në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorin e Shtetit./lajmi.net/