Çitaku akuzon Kurtin për abuzim me taksat e qytetarëve: 100 eurot për studentët janë manipulim elektoral
Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar ashpër ndaj vendimit të Qeverisë për t’u shpërndarë nga 100 euro studentëve vetëm pak ditë para zgjedhjeve. Përmes një postimi në rrjete sociale, Çitaku e ka quajtur këtë veprim “abuzim me taksat e qytetarëve për nevoja elektorale të Kryetarit të LVV-së”, raporton lajmi.net “Ja si duket…
Lajme
Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar ashpër ndaj vendimit të Qeverisë për t’u shpërndarë nga 100 euro studentëve vetëm pak ditë para zgjedhjeve.
Përmes një postimi në rrjete sociale, Çitaku e ka quajtur këtë veprim “abuzim me taksat e qytetarëve për nevoja elektorale të Kryetarit të LVV-së”, raporton lajmi.net
“Ja si duket abuzimi me taksat e qytetarëve të Republikës së Kosovës për nevoja elektorale të Kryetarit të LVV. Vetëm tre ditë para zgjedhjeve, me paratë e qytetarëve të varfëruar, të cilëve ua ka shtrenjtëuar rrymën për t’i shërbyer mafias energjetike, ai shpërndan nga 100 euro për studentët,” ka shkruar Çitaku.

Ajo shtoi se kjo nismë nuk përfaqëson kujdes social apo mbështetje për rininë, por “është mashtrim, manipulim, papërgjegjësi dhe mbi të gjitha, panik”./Lajmi.net/