Prokuroria Themelore: I dyshuari për vrasjen e dyfishtë në Malishevë ende në kërkim
Prokuroria Themelore në Gjakovë ka dalë me një komunikatë në lidhje me vrasjen e dyfishtë që ka ndodhur sot në fshatin Golluboc të Malishevës. Prokuroria thotë se ka iniciuar rast për veprat penale “Vrasje e rëndë” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”. Tutje thuhet se bashkë me policinë po ndërmarrin…
Lajme
Prokuroria Themelore në Gjakovë ka dalë me një komunikatë në lidhje me vrasjen e dyfishtë që ka ndodhur sot në fshatin Golluboc të Malishevës.
Prokuroria thotë se ka iniciuar rast për veprat penale “Vrasje e rëndë” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”. Tutje thuhet se bashkë me policinë po ndërmarrin veprimet e nevojshme për të arrestuar të dyshuarin.
Trupat e viktimave janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
Viktimat janë Driton Morina dhe Naim Morina, ndërsa dorasi është Astrit Isufi nga Sankoci i Drenasit.
Komunikata e plotë:
Gjakovë, 6 nëntor 2025 – Prokuroria Themelore në Gjakovë, Departamenti për Krime të Rënda, njofton opinionin publik se sot, më datë 6 nëntor 2025, është raportuar për një vrasje të dyfishtë të ndodhur në fshatin Golluboc, Komuna e Malishevës.
Pas marrjes së informacionit, në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet përkatëse policore, Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore Gjakovë dhe Prokurori kujdestar.
Me vendim të Prokurorit të Shtetit, trupat e pajetë të viktimave janë dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) në Prishtinë.
Prokurori i Shtetit, ka iniciuar rast për shkak të veprave penale “Vrasja e rëndë” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).
Në bashkëpunim të ngushtë me Policinë e Kosovës, po ndërmerren të gjitha veprimet e nevojshme me qëllim të lokalizimit dhe arrestimit të personit të dyshuar, i cili tashmë është identifikuar dhe ndodhet në kërkim.
Gjithashtu, janë duke u mbledhur provat dhe po ndërmirren të gjitha veprimet e nevojshme.