“Ftesë/arrestim i menjëhershëm” – Policia e Kosovës njofton për një e-mail të falsifikuar që po iu dërgohet qytetarëve
Policia e Kosovës, ka njoftuar lidhur me qarkullimin dhe shpërndarjen e një e-maili të disa informacioneve jozyrtare, që kinse i përkasin Policisë së Kosovës dhe organizatave të ndryshme, informacione që kinse janë lëshuar nga zyrtarë të lartë brenda Policisë. “Këto informacione të dërguara nga kinse zyrtarë të lartë të PK-së, të emërtuara “FTESË/ARRESTIM I MENJËHERSHËM”,…
Lajme
Policia e Kosovës, ka njoftuar lidhur me qarkullimin dhe shpërndarjen e një e-maili të disa informacioneve jozyrtare, që kinse i përkasin Policisë së Kosovës dhe organizatave të ndryshme, informacione që kinse janë lëshuar nga zyrtarë të lartë brenda Policisë.
“Këto informacione të dërguara nga kinse zyrtarë të lartë të PK-së, të emërtuara “FTESË/ARRESTIM I MENJËHERSHËM”, të lëshuara siç potencohen në e-mail nga stafi i lartë menaxhues i PK-së, Agjencia e Sigurisë Kibernetike në Kosovës, Byroja Federale e Hetimeve (FBI), Policia Kombëtare e Krimit Kibernetik dhe Organizatën Ndërkombëtare të Policisë Kriminale (INTERPOL) etj., e që kinse janë lëshuar me qëllim të njoftimit të palës së caktuar për siç ceket “Keni 24 orë kohë për t’u paraqitur në selinë e policisë, departamenti i krimit kibernetik”, NUK janë dokumente zyrtare të Policisë së Kosovës, e aq më pak të lëshuara nga zyrtarë të lartë brenda PK-së, por janë e-mail-e/dokumente të falsifikuara për përdorim me qëllime të caktuara”, ka njoftuar Policia.
Policia gjithashtu ka filluar hetimet intensive, duke angazhuar njësitet policore, me qëllim të hetimit, verifikimit dhe zbulimit të kryerësve të kësaj vepre penale.
“Policia e Kosovës njofton dhe njëherit fton qytetarët që të mos bien pre e dezinformatave/mashtrimeve të tilla dhe kushdo që mund të pranojë ndonjë e-mail/dokument të tillë, ta adresojë në adresën zyrtare të PK-së [email protected] për trajtim dhe kompetencë të mëtejme”, njofton Policia mes tjerash. /Lajmi.net/
Njoftimi i plotë: