Dafina “prishet” edhe me Feron, reagon pas publikimit “ilegalisht” të duetit
Të martën, dueti i shumëpritur i këngëtares Dafina Zeqiri dhe reperit Feronit Shabani është shpërndarë në mënyrë të paligjshme në platformën TikTok. Derisa sot gjatë ditës, menaxhmenti i këngëtares reagoi publikisht, duke mohuar se versioni i publikuar është projekti final. Në fragmentet e publikuara, Dafina këndon: “Dashninë e vjetër tjetrit s’ja fali, a zemra jem…
ShowBiz
Të martën, dueti i shumëpritur i këngëtares Dafina Zeqiri dhe reperit Feronit Shabani është shpërndarë në mënyrë të paligjshme në platformën TikTok.
Derisa sot gjatë ditës, menaxhmenti i këngëtares reagoi publikisht, duke mohuar se versioni i publikuar është projekti final.
Në fragmentet e publikuara, Dafina këndon: “Dashninë e vjetër tjetrit s’ja fali, a zemra jem u dogj prej mallit”, ndërsa Fero vijon me vargjet: “S’ka me met, s’ka met, emrin në telefon ta kam lënë prap njejtë. Si na dy kurrë s’kanë me pa”, shkruan Klankosova.tv
Kënga ka arritur të bëhet një hit, duke u shpërndarë me mijëra herë nga përdoruesit e TikTok-ut.
Projekti përfundimtar, sipas menaxhmentit, do të vijë vetëm në versionin solo të Dafinës.
Reagimi i plotë:
