Arian Tahiri e fiton mbështetjen edhe të një partie

Arian Tahiri po e konfirmon atë që e ka theksuar vazhdimisht – se do t’i përafrojë të gjithë dhe do t’u shërbejë të gjithëve. Ai po arrin t’i bindë partitë politike, duke përfshirë edhe ato nga komuniteti turk, që t’i bashkohen në garën për balotazh. Sot, Tahiri pritet t’i bashkojë forcat edhe me Nismën, të…

Lajme

05/11/2025 14:13

Arian Tahiri po e konfirmon atë që e ka theksuar vazhdimisht – se do t’i përafrojë të gjithë dhe do t’u shërbejë të gjithëve.

Ai po arrin t’i bindë partitë politike, duke përfshirë edhe ato nga komuniteti turk, që t’i bashkohen në garën për balotazh.

Sot, Tahiri pritet t’i bashkojë forcat edhe me Nismën, të udhëhequr nga doktor Flamur Vojvoda, listë që në Mitrovicë njihet si “lista e doktorëve”, pasi shumica e kandidatëve janë me profesion mjekë, raporton jepizë.

Me këtë koalicion, Tahiri ka konfirmuar se gëzon mbështetjen e shumicës së partive politike, ndërsa edhe me numrin e asambleistëve tashmë ka shumicën e nevojshme.