Gjendet shëndosh e mirë vajza që u zhduk para disa ditësh në Prizren

Para disa ditësh ishte raportuar si e zhdukur 15-vjeçarja nga Prizreni, Suela Krasniqi. Suela, banore e lagjes “Jeta e Re”, në thirrjet për identifikimin e saj, u përshkrua si një vajzë 1.65 metra, me flokë dhe sy të zi. Kërkimi i saj nisi menjëherë nga organet, teksa nga 1 nëntori u bë thirrje edhe nga…

Lajme

05/11/2025 12:16

Para disa ditësh ishte raportuar si e zhdukur 15-vjeçarja nga Prizreni, Suela Krasniqi.

Suela, banore e lagjes “Jeta e Re”, në thirrjet për identifikimin e saj, u përshkrua si një vajzë 1.65 metra, me flokë dhe sy të zi.

Kërkimi i saj nisi menjëherë nga organet, teksa nga 1 nëntori u bë thirrje edhe nga qytetarët që të ndajnë informacione nëse e shohin.

Tani, mediat lokale të Prizrenit kanë konfirmuar gjetjen e Suelës, që fatmirësisht është në gjendje të mirë shëndetësore.

Suela raportohet të ketë dalë nga shtëpia për t’u takuar me shoqet, por nuk ishte kthyer më.

Për zhdukjen e saj u njoftua policia e Prizrenit, në orët e para të mëngjesit më 1 nëntor.