Pesë vite nga arrestimi i ish-krerëve të UÇK-së, Krasniqi: Kosova kërkon atë që u takon bijve të saj, drejtësi, të vërtetën dhe liri për çlirimtarët

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka shkruar sot kur janë bërë pesë vite nga arrestimi i ish-krerëve të UÇK-së. Ai ka thënë se sot, pesë vite më parë janë ndaluar padrejtësisht katër nga udhëheqësit kryesorë të luftës çlirimtare, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi. ndërsa ka thënë se procesi po vazhdon të…

Lajme

05/11/2025 10:18

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka shkruar sot kur janë bërë pesë vite nga arrestimi i ish-krerëve të UÇK-së.

Ai ka thënë se sot, pesë vite më parë janë ndaluar padrejtësisht katër nga udhëheqësit kryesorë të luftës çlirimtare, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi. ndërsa ka thënë se procesi po vazhdon të zvarritet, padrejtësia të rritet dhe e vërteta që e njohim dhe e dimë ende se ka marrë verdiktin që e meriton.

“Ata shkuan në Hagë me kokën lart, pa u fshehur, pa u ankuar, pa kërkuar privilegje. Shkuan si burrështetas, si ushtarë të lirisë, me besim në drejtësi, me dinjitetin që ua dha historia dhe me dashurinë që ia dhanë Kosovës. Dhe kjo histori e vendit tonë nuk mund të rishkruhet në asnjë gjykatë. Ajo është shkruar me gjak, me sakrificë dhe me qëndresën e një populli që nuk u përkul kurrë. Për 1,826 ditë, ata dhe familjet e tyre kanë përballuar vuajtjen me qetësi, me durim e me besim. Për hir të së vërtetës dhe të drejtësisë. Sot, pesë vjet më vonë, me mirënjohje, mall e krenari, Kosova kërkon asgjë më pak se atë që u takon bijve të saj: Drejtësi, të vërtetën dhe liri për çlirimtarët”, ka shkruar Krasniqi në Facebook. /Lajmi.net/ 

Postimi i plotë: