Haxhi Avdyli “shkrihet” për presidenten Osmani: Person që mendon anglisht, shumë e mençur – personalitet si ajo nuk krijohet çdo ditë
“Një person që mendon anglisht”, ishte argumenti kryesor i deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Haxhi Avdyli, derisa ai po shprehte hapur admirimin e tij për presidenten Vjosa Osmani. Avdyli e ka lartësuar figurën e presidentes Vjosa Osmani, duke shprehur dëshirën e tij që Osmani të vazhdojë detyrën e saj si presidente edhe për një tjetër mandat.…
Lajme
“Një person që mendon anglisht”, ishte argumenti kryesor i deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Haxhi Avdyli, derisa ai po shprehte hapur admirimin e tij për presidenten Vjosa Osmani.
Avdyli e ka lartësuar figurën e presidentes Vjosa Osmani, duke shprehur dëshirën e tij që Osmani të vazhdojë detyrën e saj si presidente edhe për një tjetër mandat.
Anëtari i GUXO, parti kjo e formuar nga Vjosa Osmani, ka deklaruar se presidentja Osmani është “person shumë i mençur dhe i pjekur politikisht”.
Sipas Avdylit ajo duhet të vazhdojë punën e saj si presidente edhe për një tjetër mandat, me argumentin kryesor se ajo “mendon anglisht”.
“Vjosa Osmani i ka treguar çdo qytetar që është një person shumë i pjekur politikisht dhe shumë i mençur e i dijshëm. Osmani ka vend kudo në politikën kosovare. Unë e di që dikush po tmerrohet nga emri i Vjosa Osmanit, por një personalitet si ajo nuk krijohet çdo ditë. Një person që mendon anglisht, e ka një sjellje të tillë diplomatike, një person që ka luajtur rolin e saj unifikues, një person që i ka hapur të gjitha dyert në kancelaritë botërore”, ka deklaruar Avdyli te DPT te Fidani.
Ai ka shtuar se Osmani duhet të vazhdojë të jetë presidente, pasi që sipas tij një perosnalitet i tillë i bën nder Kosovës.
“Ka sjellë njohje nga Siria për Kosovën, qa duhet të bëhet më shumë. Në të mirën e Kosovës, Vjosa Osmani duhet të jetë presidente e Kosovës, një personalitet i tillë i bën nder Kosovës”, shtoi Avdyli.