Nominimi i Konjufcës pa numra, Rukiqi i LDK-së: Të ka ardh fundi, Albin

Berat Rukiqi nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka reaguar pasi Glauk Konjufca është propozuar mandatar i dytë për kryeministër të vendit. Rukiqi përmes një postimi në rrjetin social Facebook kryeministrit në detyrë, Albin Kurtit, ia ka kujtuar edhe termin e përdorur për opozitën si  “hajvanë”. “Me 9 shkurt, kur na quajti ‘hajvanë’, Albin Kurti…

Lajme

04/11/2025 16:33

Berat Rukiqi nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka reaguar pasi Glauk Konjufca është propozuar mandatar i dytë për kryeministër të vendit.

Rukiqi përmes një postimi në rrjetin social Facebook kryeministrit në detyrë, Albin Kurtit, ia ka kujtuar edhe termin e përdorur për opozitën si  “hajvanë”.

“Me 9 shkurt, kur na quajti ‘hajvanë’, Albin Kurti e dinte mirë që s’i ka numrat.Atë natë nuk foli si kryeministër, por si një i humbës, me plot mllef dhe urrejtje.Për nëntë muaj, po e mban peng shteti dhe sot del e flet për ‘urgjencë’”, ka shkruar ai.

Rukiqi ka thënë se me 48 deputetë nuk arrin dot të krijojë shumicë. As me forcë, as me mashtrim, as me shantazh.

“Me çfarë të drejte kërkohet të bëhemi pjesë të lojërave të tij politike?Me çfarë të drejte kërkohet të vazhdojmë pengmarrjen e institucioneve?Me çfarë të drejte kërkohet të ja zghadin hajninë e keqpërdorimin e buxhetit për blerje votash?Edhe ata më të afërtit e tij e pranojnë që s’ka numra. E tha edhe Glauku sot”, ka shkruar tutje ai.

Rukiqi ka vlerësuar se zgjedhjet janë e rruga e vetme.

“Zgjedhjet janë rruga e vetme që tregon ku jemi realisht.Në sport mund ta fitosh një ndeshje me taktikë, por jo kampionatin.Në politikë mund ta fitosh një ditë ose një javë me propagandë e ndonjë taktikë të lodhët, por jo të mbash pushtetin pafundësisht.Të ka ardhë fundi, Albin”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë: