Deklarimi i Kurtit për Konjufcën: Jemi me fat që kemi një mendje të ndritur që ia rekomandojmë dashurisë tonë Kosovës
Kryeministri në detyrë dhe kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti e ka propozuar Glauk Konjufcën për mandatar të dytë. Ai këtë propozim e ka bërë në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje. “Unë do të propozojë si kryetar i VV-së që mandatin e dytë t’ia japim Glauk Konjucën”, u shpreh Kurti. Pas kësaj,…
Lajme
Kryeministri në detyrë dhe kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti e ka propozuar Glauk Konjufcën për mandatar të dytë.
Ai këtë propozim e ka bërë në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje.
“Unë do të propozojë si kryetar i VV-së që mandatin e dytë t’ia japim Glauk Konjucën”, u shpreh Kurti.
Pas kësaj, Kurti deklaroi se sot bën një propozim të menduar mirë.
“Thuhet se partitë politike vendosin vetë, e për Vetëvendosjen as nuk vendos dhe as s’ka kurrë për të vendosur ndonjë subjekt tjetër. Pas diskutimeve të zgjeruara e të thelluara do të propozoj që mandatin e dytë për krijimin e qeverisë t’ia japim nënkryetarit Glauk Konjucës.Në kryesinë e Lëvizjes sonë unë do të propozoj si Kryetar i Vetëvendosjes që jam që mandate ne dytë për krijimin e qeverisë t’ia japim nënkryetarit, aktivistit, mikut tonë e fort të besueshëm Glauk Konjufca. Për shkak të besimi të madh që kam tek Glauku, por edhe që të mos bëhen dy herë zgjedhje edhe në dhjetor edhe në prill”, deklaroi Kurti.
“Le të vazhdojmë me kabinetin e njëjtë që kam propozuar. Unë marr vendin e Glaukut e Glauku timin ashtu siç jemi dakorduar mbrëmë në kryesi. Le të votohet buxheti i shtetit e to komunale e le të bëhet fondit të BE-së e pastaj shkojmë në zgjedhje. Pop ia japim mundësinë opozitës që t’ia kursejë vendit dy palë zgjedhje sepse mjafton në prill kur është edhe çështja e presidentes. Le të shkojmë me Glauk Konjucën e kabinetin qeveritar. Shpresojë që të mos e keqpërdorin e të mos e humbin edhe këtë mundësi. Ne si Vetëvendosje jemi gati për zgjedhje sot, e në dhjetor, jemi edhe më shumë gati në prill në vitin e ardhshëm, por po ia japim këtë mundësi për këtë bllokim të kot të shkaktar nga kokëfortësia e inati e bllokim që po bëhet i dëmshëm jo për VV-në por për Republikën. Opozitarëve u themi ju lutem mos u betononi në pozitën e bllokuesit, mos e lini t’i ik ky shans Kosovës tonë.”,shtoi ai.
Ai tha se janë me fat që e kanë në mesin e tyre, ndërsa tha se atë ia rekomandojnë “dashurisë tonë”, Kosovës.
“Ne jemi me fat të padiskutueshëm që kemi njohësin e mrekullueshëm të historisë së largët dhe të afërt, jemi me fat që kemi njeriun bujar në miqësi e bashkëpunim. Histori, filozofi, drejtësi, mendje e ndritur e jona, të cilën ia rekomandojmë dashurisë tonë Kosovës. Mes filozofive të forta, filozofia më e fortë është filozofia e lirisë. Glauku nuk është filozof vetëm me formim universitar, por është dyfish i ndërtuar, mishërim i filozofisë si aktivist politik dhe i studiuesit të filozofisë si politikan i shtetit. Simpatizant i Hegelit edhe ashtu si e kuptonte ky lirinë, Glauku është angazhuar gjithmonë për ndërtimin e realitetit të Kosovës sipas konceptit, për ndërtimin e shtetit sipas konceptit shtet si popull, territor dhe sovranitet”./Lajmi.net/