Kica-Xhelili për propozimin e Konjfucës nga VV-ja për kryeministër: Mandatim pa numra nuk ka!
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili ka dal me një reagim pas Lëvizja Vetëvendosje e ka mandatuar Glauk Konjufcën për kryeministër. Kica-Xhelili ka thënë se mandatim pa numra nuk ka, transmeton lajmi.net. Postimi i plotë: Mandatim pa numra nuk ka. Nëse Presidentja i beson pretendimit të VV-së për 61 vota, le t’i kërkojë publikisht listën e…
Lajme
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili ka dal me një reagim pas Lëvizja Vetëvendosje e ka mandatuar Glauk Konjufcën për kryeministër.
Kica-Xhelili ka thënë se mandatim pa numra nuk ka, transmeton lajmi.net.
Postimi i plotë:
Mandatim pa numra nuk ka.
Nëse Presidentja i beson pretendimit të VV-së për 61 vota, le t’i kërkojë publikisht listën e nënshkruar të deputetëve shtesë që nuk votuar herën e kaluar. Shumica është detyrim kushtetues për mandatim, jo opsion.
Nëse numrat mungojnë, Kushtetuta flet qartë: shpërndarja e menjëhershme e Kuvendit dhe zgjedhjet brenda 45 ditëve.
Çdo hap tjetër është sabotim i sovranitetit të votës dhe shpërblim për 8 muaj mashtrim publik të VV për numra që s’egzistuan kurrë!
Qytetarët meritojnë qeverisje, jo teatër demagogësh me sejmenë e servilë./lajmi.net/