Abdixhiku për mbledhjen e VV-së për propozim të mandatarit: Republika nuk është material loje për llogaritje të vogla elektorale

Lëvizja Vetëvendosje në këto momente është duke e mbajtur mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm, ku pritet të propozohet mandatari i ri për kryeministër. Ndaj kësaj mbledhje, ka reaguar kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, transmeton lajmi.net. Ai këtë mbledhje e ka quajtur shfaqje teatarle të mandatarëve pa numra. “Shiqoni qytetarët në sy e tregojuni se nuk…

Lajme

04/11/2025 12:39

Lëvizja Vetëvendosje në këto momente është duke e mbajtur mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm, ku pritet të propozohet mandatari i ri për kryeministër.

Ndaj kësaj mbledhje, ka reaguar kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, transmeton lajmi.net.

Ai këtë mbledhje e ka quajtur shfaqje teatarle të mandatarëve pa numra.

“Shiqoni qytetarët në sy e tregojuni se nuk ka shumicë. Tregojuni qytetarëve se secila parti shqiptare, ka dhënë verdiktin politik, të deponuar tashmë në Presidencë. Ky verdikt është i qartë e është i thejshtë. Sot, matematikisht, me vullnetin e deklaruar politik, nuk ka mundësi për shumicë.”, shkroi ndër të tjera në postimin e tij Abdixhiku.

Postimi i plotë:

Kjo shfaqje teatrale, e mandatarëve pa numra, pa shumicë e pa legjitimitet demokratik, duhet të marrë fund. Republika nuk është material loje për llogaritje të vogla elektorale. Republika mbetet më e madhe se secili prej nesh.
Trajtojeni si të tillë.
Bëhuni të vërtetë!
Shiqoni qytetarët në sy e tregojuni se nuk ka shumicë. Tregojuni qytetarëve se secila parti shqiptare, ka dhënë verdiktin politik, të deponuar tashmë në Presidencë. Ky verdikt është i qartë e është i thejshtë. Sot, matematikisht, me vullnetin e deklaruar politik, nuk ka mundësi për shumicë.
Pse gjithë ky zell për lojëra pa dinjitet minimal politik? A nuk ju duken mjaft 8 muaj vonesë në shtetin më të varfër në kontinent për t’i dhënë vonesa shtesë. A është qëndrimi me çdo kusht në pushtet edhe pa legjitimitet vlerë e re politike e një gjenerate që duhet të sjellë shpresë?
Këto zvarritje janë veç thellime të krizave, për të cilat do të mbahet përgjegjësi politike.
Dua të besoj se Presidentja e Republikës, do të respektojë vullnetin e shumicës shqiptare, para mbledhjeve propaganduese të partive me mandatarë plot por pa shumicë paralamentare. Ky vullnet i është deponuar Presidentes javën që shkoj, haptazi dhe qartë. Dua të besoj, se Presidentja do të deklarojë gjënë më të thjeshtë e më logjike sot: fatkeqësisht, në këtë Kuvend, nuk ka shumicë parlamentare dhe asnjë mbledhje e asnjë partie nuk ndryshon këtë fakt politik./lajmi.net/