Rrëfehet Ceki: Ne kemi adete të tjera, ata tjera më thanë se duhet të martohet fillimisht motra e madhe – Nuk kisha kohë
Në një prononcim për lajmi.net, i riu nga Kosova Ceki Hoti, i cili mori vëmendje ndërkombëtare pas udhëtimit të tij me biçikletë për rreth 23 mijë kilometra drejt Indonezisë, për ti propozuar të dashurës, ka treguar se historia e tij e dashurisë nuk pati fundin që kishte shpresuar. Sipas tij, pas mbërritjes në Indonezi, ai…
                        Lajme
Në një prononcim për lajmi.net, i riu nga Kosova Ceki Hoti, i cili mori vëmendje ndërkombëtare pas udhëtimit të tij me biçikletë për rreth 23 mijë kilometra drejt Indonezisë, për ti propozuar të dashurës, ka treguar se historia e tij e dashurisë nuk pati fundin që kishte shpresuar.
Sipas tij, pas mbërritjes në Indonezi, ai u takua me vajzën në fjalë dhe familjen e saj të cilët e pritën shumë mirë , por më vonë situata ndryshoi.
Kur i njejti i tregoj planet që kishte, familja e të dashurës nuk i pranoj.
“Kam pas me shku në Umre, ata thanë jo. Iu dukej e shpejtë, nuk më besonin ende,” – tregoi Hoti, duke shtuar se kundërshtimi i familjes së vajzës bëri që lidhja të mos vazhdojë.
Po ashtu ai tregoi se familja e saj kishin adete të tjera ku si fillim duhej të martohej motra e madhe, gjë që e bëri edhe më shumë të hiqte dorë.
“Ata i kanë adetet e tyne, e unë të mijat, kanë thanë se duhet me u martu niher motra e madhe, s’kam kohë me prit”, tha Ceki, mes tjerash. /Lajmi.net/
Për më shumë mund të ndiqni videon e plotë: