Konflikti për aksionet në Aeroportin e Vlorës, Pacolli intervistohet nga Prokuroria e Tiranës

Biznesmeni Behgjet Pacolli sot është paraqitur në Prokurorinë e Tiranës për t`u intervistuar. “Top News” ka raportuar se arsyeja e paraqitje së Pacollit në prokurori janë konfliktet mes aksionarëve për Aeroportin e Vlorës. Burimet e këtij televizioni bëjmë me dije se në këtë rast Pacolli edhe e ka paditur Valon Ademin, por edhe ky i…

Lajme

31/10/2025 12:16

Biznesmeni Behgjet Pacolli sot është paraqitur në Prokurorinë e Tiranës për t`u intervistuar.

“Top News” ka raportuar se arsyeja e paraqitje së Pacollit në prokurori janë konfliktet mes aksionarëve për Aeroportin e Vlorës.

Burimet e këtij televizioni bëjmë me dije se në këtë rast Pacolli edhe e ka paditur Valon Ademin, por edhe ky i fundit e ka paditur Behgjet Pacollin.

Marrja në pyetje e Pacollit, sipas televizionit në fjalë po kryet si person që ka dijeni për rrethanat e ngjarjes dhe konfliktin me aksionerin Valdon Ademin dhe ish-administratorin e kompanisë “Vlora Internacional Airoport”, Valon Lluka.