Kurti: Nga viti tjetër fillon dhënia e pagës së 13-të
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, njoftoi miratimin e projektbuxhetit të vitit 2026 nga Qeveria, i cili arrin afërsisht 4 miliardë euro, prej të cilave rreth 1 miliard janë investime kapitale. Ai theksoi se buxheti përfshin masat sociale dhe rritjet e pagave dhe pensioneve, transmeton lajmi.net. “Me këtë buxhet, nga viti tjetër fillon dhënia e pagës…
 
                        Lajme
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, njoftoi miratimin e projektbuxhetit të vitit 2026 nga Qeveria, i cili arrin afërsisht 4 miliardë euro, prej të cilave rreth 1 miliard janë investime kapitale.
Ai theksoi se buxheti përfshin masat sociale dhe rritjet e pagave dhe pensioneve, transmeton lajmi.net.
“Me këtë buxhet, nga viti tjetër fillon dhënia e pagës së 13-të për të gjithë punonjësit e sektorit publik,” tha Kurti, duke shtuar se paga bazë do të rritet me 0.5% për çdo vit përvojë pune.
Ndër masat e tjera, pensioni minimal do të rritet nga 120 në 150 euro, ndërsa pensioni bazik për personat me aftësi të kufizuara do të shkojë në 150 euro, përfshirë rreth 200 mijë pensionistë.
Paga minimale për sektorin privat do të rritet në dy faza, nga 425 euro në janar deri në 500 euro në korrik, duke përfshirë rreth 150 mijë punëtorë.
Kurti njoftoi gjithashtu rritje prej 50% të shtesave për 400 mijë fëmijë dhe miratimin e buxheteve të komunave Prishtinë, Gjilan dhe Zubin Potok, si dhe të rregullores për mbështetje financiare të skenës kulturore.
Postimi i plotë:
 Miratuam në qeveri projektbuxhetin e vitit 2026 i cili do të jetë afër 4 miliardë euro – prej tyre rreth 1 miliard euro janë investime kapitale.
 Miratuam në qeveri projektbuxhetin e vitit 2026 i cili do të jetë afër 4 miliardë euro – prej tyre rreth 1 miliard euro janë investime kapitale. Me këtë buxhet, nga viti tjetër fillon dhënia e pagës së 13-të për të gjithë punonjësit e sektorit publik. Gjithashtu, fillon zbatimi i rritjes së pagës bazë me 0.5% për çdo vit përvojë pune, për dallim prej asaj që ishte më herët ku për 15 vitet e para zbatohej rritja vetëm 0.25% për çdo vit përvojë pune.
 Me këtë buxhet, nga viti tjetër fillon dhënia e pagës së 13-të për të gjithë punonjësit e sektorit publik. Gjithashtu, fillon zbatimi i rritjes së pagës bazë me 0.5% për çdo vit përvojë pune, për dallim prej asaj që ishte më herët ku për 15 vitet e para zbatohej rritja vetëm 0.25% për çdo vit përvojë pune. Rritet pensioni minimal nga 120 në 150 euro, duke nisur nga muaji nëntor. Pensionin bazik të moshës e kemi gjetur 90 euro, po e bëjmë 150 euro – rritje prej 2/3. Kurse pensionin bazik për personat me aftësi të kufizuar e gjetëm 75 euro, po e bëjmë 150 euro – rritje prej 100%. Prej kësaj përfitojnë rreth 200 mijë pensionistë në kategoritë e pensioneve bazike, ato për personat me aftësi të kufizuara, për të rritur por edhe për fëmijë, pensionin familjar si dhe pensionin invalidor të punës;
 Rritet pensioni minimal nga 120 në 150 euro, duke nisur nga muaji nëntor. Pensionin bazik të moshës e kemi gjetur 90 euro, po e bëjmë 150 euro – rritje prej 2/3. Kurse pensionin bazik për personat me aftësi të kufizuar e gjetëm 75 euro, po e bëjmë 150 euro – rritje prej 100%. Prej kësaj përfitojnë rreth 200 mijë pensionistë në kategoritë e pensioneve bazike, ato për personat me aftësi të kufizuara, për të rritur por edhe për fëmijë, pensionin familjar si dhe pensionin invalidor të punës; Rritet paga minimale nga 350 euro në 500 euro. Rritja do të bëhet në dy faza: nga 1 janari i vitit të ardhshëm paga minimale të jetë 425 euro, kurse nga 1 korriku ajo do rritet në 500 euro. Prej saj përfitojnë rreth 150 mijë punëtorë të sektorit privat. Kjo është hera e tretë që po e ngrisim pagën minimale gjatë qeverisjes sonë: paga minimale në vitin 2021 ishte 130/170 euro, në vitin 2025 do të jetë 500 euro;
 Rritet paga minimale nga 350 euro në 500 euro. Rritja do të bëhet në dy faza: nga 1 janari i vitit të ardhshëm paga minimale të jetë 425 euro, kurse nga 1 korriku ajo do rritet në 500 euro. Prej saj përfitojnë rreth 150 mijë punëtorë të sektorit privat. Kjo është hera e tretë që po e ngrisim pagën minimale gjatë qeverisjes sonë: paga minimale në vitin 2021 ishte 130/170 euro, në vitin 2025 do të jetë 500 euro; Rriten për 50% shtesat për 400 mijë fëmijë nga 0-16 vjeç. Me këtë rritje, një nënë me dy fëmijë që këtë muaj ka marrë 40 euro, nga muaji tjetër do të marrë 60 euro. Një nënë me 4 fëmijë që këtë muaj ka marrë 120 euro, nga muaji nëntor do të marrë 180 euro në muaj, e kështu me radhë;
 Rriten për 50% shtesat për 400 mijë fëmijë nga 0-16 vjeç. Me këtë rritje, një nënë me dy fëmijë që këtë muaj ka marrë 40 euro, nga muaji tjetër do të marrë 60 euro. Një nënë me 4 fëmijë që këtë muaj ka marrë 120 euro, nga muaji nëntor do të marrë 180 euro në muaj, e kështu me radhë; Miratuam buxhetet e vitit 2025 për komunën e Prishtinës, Gjilanit, dhe Zubin Potokut, në mënyrë që Kuvendi t’i bëjë pjesë të Ligjit për ndarje buxhetore të vitit 2025;
 Miratuam buxhetet e vitit 2025 për komunën e Prishtinës, Gjilanit, dhe Zubin Potokut, në mënyrë që Kuvendi t’i bëjë pjesë të Ligjit për ndarje buxhetore të vitit 2025; Miratuam Rregulloren mbi Kriteret, Standardet dhe Procedurat e Mbështetjes Publike Financiare për Skenën e Pavarur Kulturore./lajmi.net/
 Miratuam Rregulloren mbi Kriteret, Standardet dhe Procedurat e Mbështetjes Publike Financiare për Skenën e Pavarur Kulturore./lajmi.net/ 
                                                       
                                                       
                                                      