Arrestohet një person i dyshuar për vjedhje të rëndë në Ferizaj

Policia në Ferizaj ka njoftuar se dje më 30.10.2025 rreth orës 22:00 ka pranuar një informacion për një rast të vjedhjes së rëndë në rrugën “Mustafë Xhigolli”. Sipas njoftimit pas daljes në vendngjarje nga ekzaminimet e para është dyshuar se personi/na të panjohur kanë depërtuar në shtëpinë e viktimës përmes thyerjes së xhamit të dritares…

Lajme

31/10/2025 08:46

Policia në Ferizaj ka njoftuar se dje më 30.10.2025 rreth orës 22:00 ka pranuar një informacion për një rast të vjedhjes së rëndë në rrugën “Mustafë Xhigolli”.

Sipas njoftimit pas daljes në vendngjarje nga ekzaminimet e para është dyshuar se personi/na të panjohur kanë depërtuar në shtëpinë e viktimës përmes thyerjes së xhamit të dritares së pasme, duke vjedhur stoli ari në vlerë rreth 10.000 euro, si dhe pajisjen DVR të kamerave të sigurisë.

“Gjatë zhvillimit të hetimeve, njësia hetimore ka identifikuar një automjet të dyshuar të tipit Audi A4, ngjyrë hiri, që drejtohej nga A. Xh.( 25 vjeç) .Gjatë kontrollit në automjet janë gjetur mjete të dyshimta, përfshirë një shpues elektrik dhe një palë këpucë, të cilat përputhen me gjurmët e lëna dhe pamjet nga kamerat e sigurisë nga kryesi i veprës”, thuhet në njoftim.

I dyshuari ka tentuar të largohet, por pas një ndjekjeje është arrestuar nga hetuesit policorë.

Me urdhër të prokurorit të rastit, i dyshuari është ndaluar për 48 orë, ndërsa automjeti është sekuestruar për procedura të mëtejshme hetimore.