Qeveria në detyrë mban sot mbledhje- ky është rendi i ditës
Qeveria në detyrë e Kosovës do të mbajë sot mbledhje e radhës. Mbledhja e qeverisë në detyrë do të fillojë nga ora 09:30. Në këtë mbledhje pritet të shqyrtohen çështje ekonomike, buxhetore dhe mjedisore të Kosovës. Sipas rendit të ditës, kabineti qeveritar do të shqyrtojë këto pika: Shqyrtimi dhe miratimi i ekstraktit të procesverbaleve të…
 
                        Lajme
Qeveria në detyrë e Kosovës do të mbajë sot mbledhje e radhës.
Mbledhja e qeverisë në detyrë do të fillojë nga ora 09:30.
Në këtë mbledhje pritet të shqyrtohen çështje ekonomike, buxhetore dhe mjedisore të Kosovës.
Sipas rendit të ditës, kabineti qeveritar do të shqyrtojë këto pika:
- Shqyrtimi dhe miratimi i ekstraktit të procesverbaleve të mbledhjeve të mëparshme të Qeverisë (270, 271 dhe 272).
- Shqyrtimi i Projektligjit mbi Ndarjet Buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2026.
- Shqyrtimi i propozim-vendimit për shpronësim për interes publik të pronave të paluajtshme për nevoja të institucioneve qendrore të sigurisë, në komunat Prizren dhe Malishevë.
- Shqyrtimi i kërkesës së komunave Prishtinë, Gjilan dhe Zubin-Potok për aprovimin e Buxhetit, pas miratimit të tij për vitin 2025 nga kuvendet komunale.
- Shqyrtimi i Draft-Raportit vjetor për gjendjen e mjedisit në Kosovë, për vitin 2024.
- Të ndryshme./Lajmi.net/
 
                                                       
                                                       
                                                      