E konfirmon Haradinaj: AAK në mbështetje të Arian Tahirit në garën për Mitrovicë të Jugut

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e mbështet kandidatin e PDK-së, Arian Tahirin në balotazhin për komunën e Mitrovicës së Jugut. Kështu u shpreh kreu i kësaj partie, Ramush Haradinaj duke thënë se njerëzit e partisë që ai drejton e përkrahin Tahirin. Haradinaj tutje tha se në nivel komunal, dega i ka duart e lira  për…

Lajme

30/10/2025 23:03

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e mbështet kandidatin e PDK-së, Arian Tahirin në balotazhin për komunën e Mitrovicës së Jugut.

Kështu u shpreh kreu i kësaj partie, Ramush Haradinaj duke thënë se njerëzit e partisë që ai drejton e përkrahin Tahirin.

Haradinaj tutje tha se në nivel komunal, dega i ka duart e lira  për të vendosur për koalicionet që duan t’i bëjnë.

“Në nivel komunal i kanë duart e lira njerëzit tanë të vendosin për koalicion, ky është realitet i yni. Nuk vendosim emra, ata vendosin, ne i pysim çfarë oferta keni, çfarë mundësish keni, por vendimin e merr dega dhe ne e respektojmë.

“Për shembull në Mitrovicë e përkrahin Arian Tahirin njerëzit e Aleancës, diku tjetër të LDK-së”, është shprehur Haradinaj në “Debat Plus”.