Të shtëna me armë tek rruga “Muharrem Fejza” – Policia dhe ambulanca në vendin e ngjarjes
PAMJE NGA LAJMI.NET Të shtëna me armë janë dëgjuar në rrugën “Muharrem Fejza” në Prishtinë sonte. Sipas burimeve të deritanishme lajmi.net, policia ka tentuar të bastisë një banesë, që është raportuar se ka narkotikë, por i dyshuari thuhet se i ka gjuajtur nga ballkoni i banesës narkotikët dhe i ka sulmuar me armë policët. Policia…
 
                        Lajme
PAMJE NGA LAJMI.NET
Të shtëna me armë janë dëgjuar në rrugën “Muharrem Fejza” në Prishtinë sonte.
Sipas burimeve të deritanishme lajmi.net, policia ka tentuar të bastisë një banesë, që është raportuar se ka narkotikë, por i dyshuari thuhet se i ka gjuajtur nga ballkoni i banesës narkotikët dhe i ka sulmuar me armë policët.
Policia dhe autoambulanca janë në vendin e ngjarjes. Lajmi.net gjendet në vendin e ngjarjes dhe do ju mbaj të informuar në lidhje me rastin.
 
                                                       
                                                       
                                                      