Dyshohet për të shtëna me armë në rrugën “Muharrem Fejza” – një person besohet të ketë gjuajtur në drejtim të policisë

Në rrugën “Muharrem Fejza” në Prishtinë po dyshohet për të shtëna me armë. Sipas burimeve të lajmi.net, policia ka tentuar të bastisë një banesë, që është raportuar se ka narkotikë, por i dyshuari thuhet se i ka gjuajtur nga ballkoni i banesës narkotikët dhe i ka sulmuar me armë policët. Lajmi.net ka kontaktuar me policinë…

Lajme

30/10/2025 20:48

Në rrugën “Muharrem Fejza” në Prishtinë po dyshohet për të shtëna me armë.

Sipas burimeve të lajmi.net, policia ka tentuar të bastisë një banesë, që është raportuar se ka narkotikë, por i dyshuari thuhet se i ka gjuajtur nga ballkoni i banesës narkotikët dhe i ka sulmuar me armë policët.

Lajmi.net ka kontaktuar me policinë për këtë rast, por deri më tani ende nuk ka marr përgjigje për këtë rast.