Zyra e Presidentes del me njoftim për takimin mes Osmanit dhe përfaqësuesit e partive politike nesër
Zyra e Presidentes së Republikës së Kosovës ka njoftuar detajet e agjendës për takimin konsultativ që Presidentja Vjosa Osmani do të zhvillojë nesër me përfaqësuesit e partive politike. Takimi do të mbahet të premten, më 31 tetor 2025, në orën 12:00, në Sallën C301 të ndërtesës së Kuvendit të Republikës së Kosovës, transmeton lajmi.net. Sipas…
 
                        Lajme
Zyra e Presidentes së Republikës së Kosovës ka njoftuar detajet e agjendës për takimin konsultativ që Presidentja Vjosa Osmani do të zhvillojë nesër me përfaqësuesit e partive politike.
Takimi do të mbahet të premten, më 31 tetor 2025, në orën 12:00, në Sallën C301 të ndërtesës së Kuvendit të Republikës së Kosovës, transmeton lajmi.net.
Sipas njoftimit, mediat do të kenë mundësi të marrin pamje në fillim të takimit, ndërsa pjesa tjetër e diskutimeve pritet të zhvillohet me dyer të mbyllura.
Ky takim është paralajmëruar më herët gjatë ditës së sotme nga Presidenca.
“Në orën 12:00, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani pret në takim konsultativ partitë politike. Mediat mund të marrin pamje në fillim të takimit. Vendi: Salla C301, Ndërtesa e Kuvendit të Republikës së Kosovës.”, thuhet në njoftim./lajmi.net/
 
                                                       
                                                       
                                                      