Ekspertja e energjisë: KEK-u duhet të hetohet për rënien e ngritjen e blloqeve – është keqpërdor mundësia e importit
Për katër vite gjatë qeverisjes Kurti, sektori i energjisë është përballë me kriza e skandale të shumta. E së fundmi, nga të dhënat e doganës, janë publikuar shifra alarmante që tregojnë se Kosova për 9 muaj ka importuar rrymë 221 milionë euro. Në lidhje me këtë situatë për Periskopin ka folur, inxhinierja Janina Ymeri. Ymeri…
Lajme
Për katër vite gjatë qeverisjes Kurti, sektori i energjisë është përballë me kriza e skandale të shumta. E së fundmi, nga të dhënat e doganës, janë publikuar shifra alarmante që tregojnë se Kosova për 9 muaj ka importuar rrymë 221 milionë euro.
Në lidhje me këtë situatë për Periskopin ka folur, inxhinierja Janina Ymeri.
Ymeri ka kritikuar qeverinë Kurti për keqmenaxhim, duke përmendur edhe bashkëpunimin indirekt për import me kompaninë serbe të Vuk Hamovic.
“Qeveria Kurti ka fuqizuar si asnjëherë më parë në shumë monetare importin nga një kompani, Noa dhe me dyshimet që tashme veç janë, në bashkëpunim me EFT nga Vuk Hamovic për transmetim interkonektiv të rrymës. Pra, është shmangur edhe bursa Alpex sipas të dhënave nga Buletini Ekonomik, nuk është punu në stabilitet energjetik dhe është lanë i gjithë sektori energjetik në duar të emergjencave dhe përfitim të disa bizneseve”, tha Ymeri.
Tutje, ingjinierja nga LDK, nuk la pa përmendur edhe skandalet e ish-kryeshefit të KEK, Nagip Krasniqit, duke theksuar se kjo koorporatë duhet të hetohet edhe për rënien e blloqeve.
“KEK, nuk ka pas përmirësim bile krejt e kundërta nën udhëheqjen e Albin Kurtit. Me skandalet e Nagip Krasniqit, me rënie e ngritje të blloqeve, me tendere të negociuara pa ndal e çfare jo tjetër në përkeqësim të situatës. KEK gjithashtu duhet të hetohet pse dhe si bijnë blloqet, si dhe kur ngriten dhe tutje si është menaxhuar importi në raste të krizave energjetike”, shtoi ajo.
Ymeri parlajmëroi se do të ketë rritje të rrymës.
“Pra, Kosova nuk ka kapacitete shtesë që në mënyrë të konsiderueshme ndihmojnë sektorin energjetik, KEK është më keq edhe është keqpërdor mundësia e importit. Po, me këtë trend të importit edhe të shpenzimeve të transportit, presim të ketë rritje të çmimit, ashtu siç është paralajmëruar një mundësi e tillë edhe nga Ymer Fejzullahu, nga bordi i ZRRE”, tha Ymeri për Periskopin.
Kujtojmë se ingjinierja, Janina Ymeri ditë më parë është ftuar si dëshmitare nga Prokuroria Speciale e Kosovës në lidhje me kërkesën e dërguar për hetime rreth kapaciteteve transmetuese të energjisë elektrike.