Ndëshkohen gjashtë shoferë për kundërvajtje të rënda në komunikacionin rrugor në rajonin e Ferizajt

Gjatë ditës së sotme policët e Njësisë së Komunikacionit Rrugor në Ferizaj, gjatë patrullimeve dhe mbikëqyrjes së trafikut, kanë shqiptuar masa ndëshkuese ndaj gjashtë shoferëve për kundërvajtje të rënda në komunikacionin rrugor. Rastet e evidentuara: Në rrugën magjistrale Ferizaj–Shtime, në fshatin Slivovë, policia ka ndaluar shoferët E.Sh. (22 vjeç) me veturën Citroën dhe E.D. (25…

Lajme

30/10/2025 16:50

Gjatë ditës së sotme policët e Njësisë së Komunikacionit Rrugor në Ferizaj, gjatë patrullimeve dhe mbikëqyrjes së trafikut, kanë shqiptuar masa ndëshkuese ndaj gjashtë shoferëve për kundërvajtje të rënda në komunikacionin rrugor.

Rastet e evidentuara:

Në rrugën magjistrale Ferizaj–Shtime, në fshatin Slivovë, policia ka ndaluar shoferët E.Sh. (22 vjeç) me veturën Citroën dhe E.D. (25 vjeç) me veturën Dacia, të dy me targa vendore, të cilët kanë kryer kundërvajtje duke tejkaluar automjetet në vijë të plotë.

Ndaj tyre janë shqiptuar gjoba prej 200 euro, 2 pikë negative dhe masë mbrojtëse – ndalim i drejtimit të automjetit për 3 muaj.

Në po të njëjtën rrugë, në hyrje të Shtimes, është ndaluar shoferi B.K. (51 vjeç), i cili po drejtonte automjet transportues pa poseduar kategorinë përkatëse (C).

Ndaj tij është shqiptuar gjobë prej 500 euro, 3 pikë negative dhe masë mbrojtëse – ndalim i drejtimit të automjetit për 3 muaj.

Në magjistralen Ferizaj–Gjilan, në fshatin Bibaj, në zonën me kufizim shpejtësie prej 40 km/h, është ndaluar shoferi J.H. (32 vjeç), i cili me veturën VË T-Roc po zhvillonte shpejtësi prej 97 km/h.

Ndaj tij është shqiptuar gjobë prej 300 euro, 3 pikë negative dhe masë mbrojtëse – ndalim i drejtimit të automjetit për 3 muaj.

Në të njëjtën rrugë, policia ka ndaluar në flagrancë shoferin Sh.Sh. (37 vjeç), i cili po përdorte telefonin celular gjatë ngasjes së automjetit Mercedes me targa vendore.

Pas verifikimeve, rezultoi se kjo ishte herë e tretë që i njëjti person kryente të njëjtën kundërvajtje, ndaj u gjobit me 500 euro, 3 pikë negative dhe masë mbrojtëse – ndalim i drejtimit të automjetit për 6 muaj.

Në fshatin Sojevë, policia ka ndaluar shoferin R.Z. (47 vjeç), i cili me veturën Audi Q5 me targa të Maqedonisë së Veriut, kishte tejkaluar kolonën e katër automjeteve në lëvizje.

Ndaj tij është shqiptuar gjobë prej 200 euro, si dhe masë mbrojtëse – ndalim qarkullimi në territorin e Republikës së Kosovës për 3 muaj.